Home Muzikë/Showbiz 65 vjet nga lindja e “Mbretit të popit”

65 vjet nga lindja e “Mbretit të popit”

Sot janë bërë 65 vite nga lindja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, shkruan KultPlus. Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indian. Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada. Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni.

Exit mobile version