4 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

45 viktima nga sulmi terrorisit në Pakistan, 176 persona mbetën të plagosur

Të paktën 47 persona janë vrarë dhe rreth 180 janë plagosur, kryesisht policë, në një sulm vetëvrasës me bombë brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar.

Xhamia ndodhet brenda një kompleksi të mbrojtur shumë që përfshin selinë e forcës së policisë provinciale dhe një seksion të agjencisë kundër terrorizmit.

Shpërthimi ndodhi gjatë kohës së faljes në këtë pjesë shumë të ndjeshme të qytetit, që ndodhet rreth 50 kilometra nga kufiri me Afganistanin. Sulmi bëri që qeveria të vinte të gjithë vendin në gatishmëri.

“Ishte një sulm vetëvrasës”, tha për Reuters shefi i policisë së Peshawarit, Ijaz Khan. Të paktën 47 njerëz u vranë dhe 176 u plagosën , tha ai, shumë prej tyre në gjendje kritike. Xhamia ishte e mbushur me deri në 400 besimtarë në kohën e shpërthimit, tha ai, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin oficerë policie.
Kryeministri Shebaz Sharif e quajti shpërthimin një sulm vetëvrasës.

Pamjet nga rrjeti shtetëror PTV treguan policinë dhe banorët që përpiqeshin të pastronin mbeturinat nga vendi i shpërthimit dhe të mbanin të plagosur në shpinë.

Policia tha se sulmuesi dyshohet se ka kaluar nëpër disa postblloqe të drejtuara nga forcat e sigurisë për të hyrë në “Zonën e Kuqe”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles