Home Maqedoni 13 viktima dhe 667 raste të reja me Covid-19

13 viktima dhe 667 raste të reja me Covid-19

Gjatë ditës së sotme ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja me Covid në vendin tonë, ndërsa përqindja e pozitivitetit ka arritur në mbi 20 për qind. Kështu gjatë ditës së sotme, nga 3 317 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 667 persona, ose 20,4 për qind e testeve të kryera. Po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë. Sot janë regjistruar edhe 13 viktima të tjera duke e çuar numrin e viktimave në total, që nga fillimi i pandemisë, në 7 255. Ndërsa janë shënuar edhe 517 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend është 8 006.

Exit mobile version