18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

1 027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë, 2 620 janë nën pushtim

“Përplasje të ashpra vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit në Donbass”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të cituar nga Ukrinform.

Lideri ukrainas ka shpjeguar se “epiqendra është, natyrisht, në qytetet e rajonit të Lugansk”. Zelensky shtoi se “aktiviteti i armikut në rajonin e Kharkiv është duke u intensifikuar.

“Ne kemi arritur të dëbojmë pushtuesit nga Ivanivka, në rajonin e Khersonit dhe vazhdojmë të ushtrojmë presion në jug të vendit tonë”, shtoi ai.

Po ashtu, ai bëri me dije se 1 027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë, ndërsa  2 620 të tjera ende nën pushtimin rus.

Pas 24 shkurtit, territori i dhjetë rajoneve u prek nga pushtuesit. Gjatë kësaj periudhe 1 027 qytete dhe qyteza u çliruan dhe 2 610 të tjera janë ende nën pushtimin rus.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles