Maqedoni: Janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit

0

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informon se deri sot janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit.

Ai thotë se vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe informon se nëpërmjet web-faqes “vakcinacija.mk”, 63.075 qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar.

“Deri në fund të javës i presim edhe vaksinat tjera nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, ka shkruar Filipçe në Facebook./