KONKURS – PËR ANGAZHIMIN E REGJISTRUESVE DHE INSTRUKTORËVE RAJONAL

0

KONKURS – PËR ANGAZHIMIN E REGJISTRUESVE DHE INSTRUKTORËVE RAJONAL

Kandidatët të cilët do të aplikojnë në këtë konkurs duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
а) Kushtet e përgjithshme
• Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
• Të jenë të moshës madhore,
• Të kenë të kryer së paku arsimin e mesëm, dhe
• Të mos jenë në marrëdhënie pune.
b) Kushte shtesë
• Njohja e punës me kompjuter dhe
• Njohja e gjuhës përkatëse të bashkësisë sipas pasqyrës tabelare nga pika II e këtij konkursi.
Kandidatët, qëllimin e tyre për të marrë pjesë në Regjistrim e shprehin ekskluzivisht nëpërmjet plotësimit dhe dorëzimit të aplikimit elektronik i cili është në dispozicion në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës
https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021.aspx (aplikimi në gjuhën maqedone) dhe https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021_al.aspx (aplikimi në gjuhën shqipe), në periudhë prej 23.02.-28.02.2021.
Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë ekskluzivisht në formë të letrës nëpërmjet postës deri tek Enti shtetëror i statistikës, rr.Dame Gruev nr.4 Shkup, faksi 506, më vonë deri më
01.03.2021 ose në ditën e planifikimit të testimit në hapësirat ku do të realizohet testimi.

X. Dokumentet e nevojshme të cilat kandidatët duhet t’i dorëzojnë janë:
а) Dëshmi për shtetësi – kopje nga:
• letërnjoftimi
• shtetësia ose;
• dokument të rregullt udhëtimi
b) Dëshmi që ka të kryer së paku arsimin e mesëm – kopje nga:
• dëftesa
• vërtetimi për arsimin e kryer ose
• diploma për arsim të kryer
c) Deklaratë me shkrim që nuk është në marrëdhënie pune
ç) Deklaratë me shkrim që ka njohuri lidhur me punën në kompjuter
Angazhimi i kandidatëve të paraqitur do të bëhet në bazë të kontratës në vepër

https://popis2021.stat.gov.mk/konkursi/KONKURS-REGJISTRIMI.pdf