Papa Françesku merr vaksinën ndaj koronavirusit

0


Vatikani ka konfirmuar që Papa Françesku dhe paraardhësi i tij në këtë pozitë, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën e koronavirusit.

Zëdhënësi Matteo Bruni tha se atyre iu dha doza e parë “si pjesë e programit të vaksinimit”.

Është raportuar se Papa Françesku, 84, i cili humbi gjysmën e mushkërive nga një infeksion në rininë e tij, ishte ndër të parët që mori vaksinën kur nisi vaksinimi atje të mërkurën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.