Gjermania e riafirmoi mbështetjen për negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut

0

Gjermania e riafirmoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave aderuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Nga ana tjetër, Bullgaria, me mesazh për të qetësuar emocionet mes Sofjes dhe Shkupit dhe për të gjetur zgjidhje, për të cilën është e nevojshme të rivendoset besimi. por gjithashtu duke theksuar se është iluzion të besohet se një ndryshim i mundshëm i qeverisë pas zgjedhjeve të marsit do të zbus pozicionin e Sofjes për dallimet me Shkupin.

Hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë të Veriut me BE-në duhet të ndodhë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje ta arrijmë këtë vit. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Të gjitha kushtet janë përmbushur nga Maqedonia e Veriut, deklaroi dje ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein.

Ajo shtoi se si diplomate ajo është jashtëzakonisht optimiste dhe shprehu besimin se qëllimet mund të arrihen nëse punohet mjaftueshëm për t’i arritur ato.

Në javët në vijim, theksoi ambasadorja Holstein, është shumë me rëndësi të kemi bashkëpunim mes Maqedonisë të Veriut dhe Bullgarisë në ato zona dhe segmente ku nuk ka dallime në mendime, gjë që do të dëshmojë se ekziston një bashkëpunim i mirë.

“Si dhe më parë, ne ende nuk kemi plan B. Ajo që mbetet është hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE, mbetet vazhdimi i bisedimeve të pranimit në BE”, tha Holstein pasi ia dorëzoi ministrit Oliver Spasovski donacionin, e përbërë prej automjeteve dhe pajisjeve të dedikuara për nevojat e policisë kufitare.

Gjatë presidencës tripalëshe me Portugalinë dhe Slloveninë, ambasadorja gjermane njoftoi se ata do të vazhdojnë të punojnë shumë për të arritur hapjen e negociatave aderuese me vendin.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zakharieva në intervistë për gazetën e Sofjes “Trud”, tha se Bullgaria e ka bërë temën për zgjerimin përfundimisht të dukshme në Bashkimin Evropian, por u tregua se është e pamundur në këtë fazë të thotë “po” për kornizën për negociatat me Maqedoninë e Veriut, prandaj mendon se emocionet duhet të qetësohen edhe në Shkup edhe në Sofje dhe të gjendet zgjidhje.

“Mendoj se kur emocionet do të qetësohen në Bullgari dhe posaçërisht në Maqedoninë e Veriut dhe ajo fillon të mendojë dhe veprojë në mënyrë proporcionale, do të shihet se Bullgaria kurrë nuk ka qenë një armike, por përkundrazi vazhdon të jetë një mike e sinqertë. Edhe kur je një mik i sinqertë, duhet t’i theksoni problemet dhe të kërkoni një mënyrë për t’i zgjidhur ato”, theksoi Zakharieva.

Sipas saj, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, është një nxitës kryesor i reformave dhe për pajtimi të vërtetë në vendet e rajonit, kështu që zgjerimi i BE-së ishte një prioritet kryesor i presidencës bullgare të Unionit.

“Bullgaria e ka bërë zgjedhjen e saj më logjike si fqinje e këtyre vendeve edhe në aspekt të interesave tona kombëtare. Do të thotë, ne nuk kemi bërë asnjë gabim. Lidhur me situatën aktuale, mendoj se kolegët e mi, politikanët në përgjithësi (jo vetëm Qeveria) në Republikën e Maqedonisë së Veriut kurrë nuk kanë kuptuar se si funksionon Bashkimi Evropian. Ata nuk reaguan në kohë ndaj paralajmërimeve të Bullgarisë, të cilat ndodhën gjithashtu gjatë takimeve në të gjitha nivelet me politikanë vendas, dhe madje edhe pas miratimit të deklaratës nga Parlamenti bullgar. Ne vazhdimisht u kemi shpjeguar atyre në një mënyrë miqësore se marrëveshjet duhet të përmbushen dhe se askush nuk e detyron Bullgarinë, pasi u mashtruan në Shkup, të tërhiqej nga marrëveshja e nënshkruar, ta harronte atë dhe të harronte pozicionin e saj kornizë.

Ne i paralajmëruam ata të paktën një vit e gjysmë para se të arrinim në konkluzionet për zgjerimin në mars të vitit 2020. Vetë qëndrimi i Parlamentit bullgar u miratua një vit më parë, dhe para kësaj pozite ne sinjalizuam dhe bëmë thirrje vazhdimisht për harmonizimin e marrëveshjes. Mosrespektimi i këtij detyrimi e minon besimin e Bullgarisë në dëshirën e tyre të sinqertë për të përmbushur këtë marrëveshje”, shtoi Zakharieva.

Shefja e diplomacisë bullgare mendon se dalja nga situata aktuale në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Sofjes qëndron në kthimin e besimit.