Ministri J.Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të R.së Francës në R. e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner

0

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner.Ministri Shaqiri, i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe i dëshiroi punë të suksesshme në vendin tonë, duke potencuar bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe produktiv me Ambasadën Franceze, për të cilën shprehu falënderime, si dhe duke i vënë theks të veçantë edhe pjesës së realizimit të trajnimeve në gjuhën franceze për të punësuarit e administratës publike.Në takimin e punës u diskutua lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në pjesën e Reformës së Administratës Publike. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se përvojat franceze janë të dëshirueshme dhe të mirëpritura dhe ka hapësirë për thellim dhe avancim të bashkëpunimit, në periudhën e ardhshme.