(FOTO)N.P. Komunale – Strugë vazhdon me zbukurimin e qytetit me rastin e festave të fund vitit

0

NP Komunale Strugë vazhdon me zbukurimin e qytetit me rastin e festave të fund vitit.Sheshi i qytetit pothuajse është dekoruar plotësisht,ndërsa një ekip i NP Komunale Strugë po vazhdon me vendosjen e elementeve dekoruese nëpër shtyllat e elektrikut përgjatë rr.M.Tito,e cila pritet që të zbukurohet në tërësi në ditët e ardhshme. Gjithashtu NP Komunale Strugë ju bën thirrje qytetarëve që të sillen me ndërgjegje dhe njëherit ti ruajnë elementet zbukuruese.