J.Shaqiri takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur Paul Massen

0

Sot realizova takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur Paul Massen, në lidhje me procesin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në vendin tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet e para që iu bashkuan këtij partneriteti global. Përmes kësaj iniciative, RMV ka zbatuar katër plane veprimi dhe ka arritur reforma të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke përfshirë transparencën fiskale, bashkëpunimin me shoqërinë civile, mbrojtjen e sinjalizuesve, prokurimin publik, parandalimin e korrupsionit, qasjen në drejtësi dhe të dhëna të hapura.Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja në lidhje me arritjet për këtë proces dhe u dhanë propozime për përmirësimin e bashkëpunimit gjatë vitit 2021.