Me protokolle të veçanta do të hapen qendrat e skive në Maqedoni

0

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të 25-të mori vendim që me protokolle të veçanta të hapen qendrat e skijimit, njofton Telegrafi Maqedoni

“Qeveria pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive se qendrat e skive mund të funksionojnë në përputhje me protokollin e duhur me masat e parashikuara parandaluese në kushtet e pandemisë me COVID-19, duke pasur parasysh që qendrat e skive nuk kanë gondola të mbyllura në teleferikët.

Qeveria gjithashtu pranoi rekomandimet e Komisionit në lidhje me Protokollin për Masat e Sigurisë COVID-19 për Qendrat e Skijimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndryshime në lidhje me ofrimin e shërbimit të sigurisë para biletave dhe teleferikëve, sigurimin e detyrueshëm të distancës fizike prej 1.5 – 2 metra dhe përpara zyrave të biletave (si para teleferikëve dhe qendrës së skijimit), kufizimi i punës së objekteve hotelierike vetëm në hapësirë ​​të hapura”, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë..