Skandali në kufi/ Greqia merr masa, tampon dhe test i shpejtë për të kaluar në Kakavijë

0

Në Kakavijë ku që prej ditës së djeshme është orientuar gjithë kalimi i mjete dhe qytetarëve drejt Greqisë po kryhet sot për të gjithë testi i shpejtë.

Qytetarët janë të detyruar të paraqesin përveç PLF dhe testin Covid negativ por ritestmi i shpejtë po kryhet prej frikës së falsifikimeve në rezultatet e testit të provuara dy ditë më parë. Kjo procedurë po dyfishon kohën e përpunimit në Kakavijë dhe lejohet kalimi vetëm pas 15 minutash me marrjen e përgjigjes së rapid testit.

Situata duket disi më intensive në hyrje ku janë duke u përpunuar dhjetëra kamionë të cilët nuk mundën të hyjnë dot në Shqipëri nga Kapshtica.

Autoritetet greke kanë konfirmuar se do të vijojnë të kryejnë teste verifikuese për të gjithë qytetarët me përjashtim të drejtuesve të kamionëve ndërsa numri i atyre që mund të kalojnë kufirin në 24 orë ngelet 750 vetë.