Maqedoni: 25 viktima dhe 1182 raste të reja me COVID-19, shërohen 707 pacientë

0


Në 24 orët e fundit janë kryer 3 109 teste te dyshuara për CoviD-19 dhe prej tyre 1182 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë, ndërsa janë shëruar 707 persona.

Në Shkup janë regjistruar 544 raste të reja , Kumanovë-48, Shtip-31, Prilep-50, Tetovë-75, Strugë-27, Veles-41, Manastir-28, Ohër-38, Kavadar-30, Gostivar-66, Gjevgjeli-17, Strumicë- 22, Kriva Pallankë-8, Radovish-8, Krushevë-7, Koçani-13, Probishtip-9, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-6, Berovë-4, Valandovë-12, Vinicë-8, Delçevë-4, Shën Nikollë-6, Kërçovë-55, Resnje-4, Negotinë-18.

Gjatë 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetën kanë humbur 25 pacientë, gjashtë pacientë nga Shkupi (të moshë 84, 77, 78, 83, 60 dhe 59 vjeçare), katër nga Kumanova ( të moshës 70, 61, 66 dhe 77 vjeçare), një nga Shtipi (72 vjeç), tre pacientë nga Prilepi (45, 75 dhe 71 vjeç), tre nga Tetova (58, 76 dhe 59 vjeç), dy nga Velesi (71 dhe 88 vjeçar), një nga Manastiri (54 vjeçar), një nga Kavadari (66 vjeçar), dy pacientë nga Gostivari (67 dhe 67 vjeç), një nga Strumica (71 vjeçar) dhe viktimë nga Krusheva (86 vjeç).