Në Shqipëri regjistrohen 288 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

0

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një ulje të rasteve ditore të të infektuarve dhe një humbje jete më pak krahasuar me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë regjistruar 288 raste të reja të prekur me covid-19, 11 më pak se dje, ndërsa 3 pacientë humbën jetën.

Por theksojmë se testimet ishin më të ulëta se dje. Sot njoftohet se janë bërë 1304 testime, ndërsa dje ishin 1315 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 51, teksa dje ishin 106. Në spital vijojnë betejën me sëmundjen 280 pacientë.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore         288

Të shëruar ne 24 orë      51

Të shtruar në spitale       280

Humbje jete në 24 orë  3

Testime ditore                  1304

Raste pozitive                    19,445

Raste të shëruara            10,705

Raste Aktive                        8260