J.Shaqiri: U nënshkrua memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjive 5G, mes R.së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

0

Sot u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjive 5G, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili edhe një herë konfirmoi bashkëpunimin midis dy vendeve.Nënshkrimi i këtij memorandumi është jetik për prosperitetin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në BE, si në aspektin ekonomik ashtu edhe për sigurinë kombëtare.-“Ky memorandum ka të bëjë kryesisht me besimin, dhe jo vetëm si një simbol i besimit të fortë midis dy vendeve, por edhe me të gjitha vendet e tjera që me ndihmën e rrjeteve të sigurta janë të përkushtuar në luftën midis lirisë dhe autoritarizmit”, theksoi nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç.