Edhe 281 raste të reja dhe tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja nga gjithsej 1.276 teste të kryera për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10.071 numrin e të shëruarve në vend që prej shpërthimit të epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani.

Tirana vazhdon të prijë me numrin më të lartë të rasteve të reja – 151, pasuar nga Korça me 30 raste, Fieri 18, Elbasani 14, Pogradeci 12, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët pesë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar 17.055 persona, prej tyre 10.071 janë të shëruar, 6.533 vazhdojnë të mbeten raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 451 persona.