U infektua mjekja, mbyllet reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit

0


Drejtoria e Higjenës ka vendosur të mbyllë të gjithë repartin e Neurologjisë në spitalin e Beratit pas konstatimit si pozitive me koronavirus një mjeke.

Bëhet fjalë për një mjeke neurologe, e cila jetonte në Durrës dhe punonte tre ditë në javë sipas kontratës në spitalin e Beratit për shkak të mungesës së specialistëve shkruan abcnews.al.

Pas konstatimit të saj si pozitive me koronavirus janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të spitalit.