Indi: Mbi 100 mijë persona të vdekur nga COVID-19

0

Në Indi numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në mbi 100 mijë, disa ditë pasi fillojë lehtësimi masave kundër pandemisë.

Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi, që po ballafaqohet me një kolaps ekonomik pas masave të izolimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në muajin mars po tenton që të shtyj përpara hapjen e tërësishme të vendit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova

Kinematë u lejuan të rihapen me gjysmë kapaciteti këtë javë dhe autoritetet mund të vendosin të rihapin shkolla nga mesi i këtij muaji.

Duke shkuar drejt dimrit dhe sezonit të festave, duke përfshirë festivalin hindu të Diwali muajin tjetër, vendi i dytë në botë më i populluar mund të ketë valë të re të infeksioneve, thanë ekspertët e shëndetit.

Qe nga fillimi i pandemisë në Indi janë regjistruar 6,47 milionë persona pozitivë me COVID -19, ku numri i rasteve ditore arrin në 79,476 persona të infektuar dhe numri vdekje ka arritur në 100,842 viktima.