Spasovski paralajmëron gjoba më të larta për ata që s’përdorin maska

0

Të paktën 1.500 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar në 10 ditët e fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara policore. Mbi 1.000 prej tyre vetëm në Shkup. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të shtuara dhe shtrëngimin e masave.

Është aksion shtetëror. Kontrollet do të vijojnë në vazhdimësi edhe në Shkup edhe në qytetet e tjera. Mbi 1.000 gjoba ka vetëm në Shkup. Kontrolle të njëjta kishte në Prilep dhe Shtip ku vetëm mbrëmë u gjobitën 50 shoferë. Në vazhdimësi do të kërkojmë mundësi ligjore për të parandaluar këtë dukuri të keqe në komunikacion”-tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Në Qeveri është diskutuar edhe për rritjen e gjobës për mos bartje të maskave. Pas konsultimeve, Qeveria do të propozojë në Kuvend ndryshime të ligjeve që kryqëzohen me Ligjin për kundërvajtje me qëllim thjeshtimin e procedurave pagesore.

Bisedojmë në Qeveri dhe do të vlerësohet a duhet rritur dënimet apo jo. Policia është ngarkuar me punë dhe të gjithë ata që nuk i respektojnë masat dhe nuk respektojnë vetën e tyre dhe familjen duke paraqitur rrezik për jetën e qytetarëve. Kontrolle për masa kundër Kovid-19 do të vazhdojnë edhe në objektet gastronomike dhe vende të tjera të frekuentuara”-theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Lidhur me gjobat ndaj kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe për mos bartje të helmetave, Spasovski hodhi poshtë akuzat se kjo është bërë për PR, duke shtuar se ky veprim i policisë dëshmon funksionimin e shtetit të së drejtës.