Konfirmohet identiteti i pjesëmarrësve në ngjarjen lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale

0

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka konfirmuar identitetin e pjesëmarrësve në ngjarjen dhe ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit me çka opinioni do të informohet me kohë.

Kjo theksohet në kumtesën e sotme të MPB-së lidhur me video- materialin që sot u publikua në rrjete sociale ku siç theksohet “shihet veprimi joprofesional dhe joligjor i zyrtarëve policor”.