Regjistrohen 297 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

0

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 297 pacientë të shëruar.

Sipas qyteteve: Shkup-56, Kumanovë-9, Shtip-37, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-85, Veles-13, Manastir-6, Ohër-34, Gostivar-20, Strumicë-3, Kriva Palkankë-2, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-4, Vinicë-1, Kratovë-1, Kërçovë-15.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.914, numri i pacientëve të shëruarve është 10507, numri i vdekjeve është 578, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2829.