Nuk do mund të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja

0

Edhe pak ditë kanë mbetur dhe ju nuk do mundni të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja.Do ta kuptoni se ju nuk jeni fituesit .Ju jeni opozitë dhe akoma nuk doni ta pranoni këtë.Pasi të formohet qeveria që mbetet ëndrra dhe pasioni juaj,nuk do mund më të merreni as me Ali Ahmetin dhe as me kryeministrin shqiptar që nuk e deshtët kurrë shkruan Tetovasot.Do nisin pas asaj qetësie të turbullohen ujërat në partitë tuaja.Do ketë zëra të reformave të brendshme dhe duke e ditur të gjithë se ju pa pushtet nuk mbijetoni dot ,do fillojë kërkim llogaridhënia e dështimeve serike.Së shpejti nuk do ndjeheni më perandorë dhe liderë të hekurt që duhet patjetër t’u dëgjojë struktura partiake dhe aty do nis lufta juaj e mbijetesës politike.A do mbeteni liderë partie ,edhe këtë nuk ua garanton kush ,vetëm nëse edhe kësaj rradhe vazhdoni t’u shpërndani mjegull votuesve tuaj se jeni “fituesit “.
BDI u mposhti dhe pas pak ditësh nuk do keni më mundësi të merreni me kundërshtarin politik por me mbijetesën tuaj .Ju nuk e keni më të sigurtë as nëse do qëndroni në subjektet tuaja por as si koalicion i përbashkët.Në opozitë si e tuajat kaq të fjetura nuk do i’a dilni dot .Aty do fillojë rrënimi juaj politik sepse akoma brenda subjekteve tuaja nuk merret kush me ju duke shpresuar se do keni një copë pushtet akoma.TetovaSot