Mbrëmjet strugane të poezisë në formë të shkurtuar, laureati i “Kurorës së artë” do të vjen vitin e ardhshëm

0

Për ta ruajtur vazhdimësinë që e ka prej vitit 1961, festivali Mbëmjet strugane të poezisë do të mbahet dhe këtë vit dhe do t’i ketë përmbajtjet e njohura të programit, por në formë të reduktuar dhe do të zgjasë më pak, prej datës 28 deri më 30 gusht. Siç kumtoi drejtoria e festivalit, Komisioni për Sëmundje Infektive e ka miratuar protokollin e përgatitur për organizimin e tij.

“Rrethanat e tanishme lejojnë të organizohet festival me prani fizike të poetëve vendor, ndërsa pjesëmarrësit e ftuar nga vendet e huaja, për shkak të restriksioneve në lidhje me udhëtimin dhe fluturimet e aeroplanit, por edhe për shkak të minimizimit të rrezikut nga përhapja e virusit, do të performojnë përmes videoleximeve. Në mënyrë speciale videofjalim si dhe videolexim, përgatiti edhe laureati i sivjetëm i MSP-së, poeti izraelit Amir Or, i cili do të jetë mysafir special në edicionin e ardhshëm të 60-të jubilar të MSP-së në vitin 2021, si dhe do t’i dhurohet “Kurora e artë” së bashku me laureatin për vitin 2021″, kumtuan nga MSP.

Më shumë se 30 poetë vendor dhe të huaj do të marrin pjesë në leximet kryesore të festivalit. Pjesë e programit do të jenë edhe pesë kandidatët e zgjedhjes më të ngushtë për çmimin “Vëllezërit Milladinovci” i cili do të ndahet edhe këtë vit për përzgjedhjen më të mirë poetike mes dy edicioneve të MSP-së, ndërsa do të marrin pjesë edhe poetë nga vendi dhe vendet e huaja.

Sipas protokolleve për organizim të ngjarjeve në kushte të pandemisë, MSP përgatiti propozim-protokoll për zhvillim të festivalit, që ishte miratuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Për zvogëlim të rrezikut nga përhapja e virusit, si dhe mbrojtja e shëndetit të pjesëmarrësve dhe publikut, këtë vit ka ndryshim të lokacionit të mbajtjes së festivalit. Alternativë më adekuate për organizim të programit, citojnë nga MSP, është terasa e mbuluar e hotelit “Drim”, në të cilën edhe zakonisht zhvillohet një pjesë e aktiviteteve të programit në edicionet e rregullta të festivalit.

“Prania fizike e publikut do të kufizohet për shkak të kapacitetit të hapësirës dhe për shkak të protokolleve për mbrojtje, por programi i festivalit, duke filluar nga edicioni i vitit të kaluar, tërësisht transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar Jutjub të MSP-së, ashtu që do të mundësohet ndjekja e tërësishme nga auditoriumi më i gjërë. Qëndrimi i pjesëmarrësve është rregulluar sipas protokolleve për punë të hotelit në kushte të pandemisë. Do të ketë transport të organizuar të sigurt për pjesëmarrësit në relacionin Shkup-Strugë-Shkup, ndërsa operatori i zgjedhur ekonomik është i obliguar t’i respektojë protokollet për transport të udhëtarëve në kushte të pandemisë”, citohet në kumtesën e Drejtorisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë.