Maqedoni: 33.265 denarë për nevojat themelore për një familje katër anëtarëshe

0

Një familje prej katër anëtarësh mesatarisht në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për t’i përmbushur nevojat themelore gjatë muajit.

Më së shumti para, sipas Shportës sindikale minimale janë të nevojshme për ushqim dhe pije, respektivisht 14.064 denarë si dhe për shlyerjen e shpenzimeve komunale 10,444 denarë. Për transport janë nevojitur 2,466 denarë, ndërsa higjienë personale 2,369 denarë.

Për veshje dhe këpucë kanë qenë të nevojshme 2,142 denarë, ndërsa për aktivitetet kulturore 1,066 denarë.