KRSKRR apelon për sjellje të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi në komunikacion

0

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) përmes kumtesës u bën apel shoferëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

Indikatorët për siguri në komunikacion rrugor tregojnë se gjatë periudhës së verës, gjatë pushimeve verore, në kushte të dendësisë së madhe të komunikacionit, temperatura të larta dhe atmosferë të relaksuar, rritet edhe rreziku në komunikacion, theksojnë nga KRSKRR.

Të dhënat statistikore, potencojnë nga KRSKRR, tregojnë se gjatë periudhës së erës, dyfishohet numri i të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente rrugore në krahasim me muajt tjerë.

Nga KRSKRR u bëjnë apel pjesëmarrësve në komunikacion ta ulin shpejtësinë dhe të vozisin në mënyrë të përgjegjshme, të mos drejtojnë automjetin nëse kanë konsumuar alkool paraprakisht, të mbesin të qetë dhe të sigurt në sigurt kur ka komunikacion, dhe të mos tejkalojnë në vijë të plotë apo kur ka kolonë automjete. Të përqëndrohen dhe të jenë të koncetruar, të mos përdorin telefon gjatë vozitjes, të mbajnë largësi mes automjeteve, të vozisin të pushuar, me udhëtime të planifikuara dhe me ndërprerje të vazhdueshme, të kontrollojnë automjetin teknikisht dhe të jenë të sigurt se automjeti i tyre është i sigurt, si dhe të përdorin rripin e sigurisë dhe ulësen për fëmijë.

“Pa dallim se në cilën mënyrë merrni pjesë në komunikacion – shofer, motoçiklist, çiklist apo këmbësor, më e rëndësishmja është që të arrini në vendin e dëshiruar”, shtojnë nga KRSKRR.