Kopshtet botanike imperativ për kultivimin e biodiversitetit dhe ruajtjen e specieve indigjene

0

Çfarë është kopshti botanik, si “ndodh”, prej nga e ka origjinën dhe çfarë është rëndësia i tij jo vetëm nga aspekti shkencor, por edhe në lidhje me ekologjinë, arsimin, turizmin, kultivimin e specieve indigjene të bimëve.

Këto janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat përgjigjet do të përpiqet të japë inxhinieri i ri i diplomuar në bujqësi, Filip Dimkoski, në suaza të ligjëratës të sotëm onlajn të paralajmëruar për në orën 18:00.

Në ligjëratë Dimkoski do të bëjë analizë dhe krahasim të kopshteve botanike në Lokrum, Ajazmo dhe kopshtin botanik në Fakultetin Matemetiko-Natyror (FMN) në Zagreb.

Shkurt do të diskutohet edhe për kopshtin botanik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, për mundësitë për përparimin e tij, por ehe për krijimin e kopshteve të reja botanike në shtet.

“Pasi e vizitova kopshtin botanik Lukrum në ishullin Lokrum afër Dubeovnikut, u inspirova që tezën time të diplomës ta përkushtoj në kopshtet botanike për shkak të dobisë dhe rëndësisë së tyre. Pastaj vijoi vizita e dyfishtë në kopshtin botanik në FMN në Zagreb dhe vizitë në parkun Ajazmo në Zagorë të Vjetër, Bullgari që, sipas hulumtimit tim, do të mund të rritet në kopsht botanik. Qëllimi im ishte që më hollësisht të njihemi me rëndësinë e madhe të kopshteve botanike sepse përveç që i përmbushin nevojat tona estetike, ato janë edhe shumë të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit dhe për ruajtjen e specieve indigjene në zona të caktuara”, thotë Dimkoski i cili edhe pse shumë i ri, vetëm 25 vjet, pas vete ka katër libra, si dhe ligjërata, punëtori dhe takime të realizuara në mbi 40 institucione arsimore në vend, Serbi, Kroaci, Slloveni, Bullgari dhe Izrael.

Kopshtet e para botanike, shton, kanë qenë në fakt kopshte mjekësore në të cilat janë studiuar dhe kultivuar jashtëzakonisht bimë mjekësore.

“Pastaj të gjithë konceptin e kopshteve botanike bashkëkohore e vendos Leonard Fuks dhe ai koncept është i qëndrueshëm deri më sot. Do të thotë, jo çdo kopsht me bimë është edhe kopsht botanik. Çdo kopsht botanik duhet t’i përmbushë pesë elementet për të cilat do të flasim pikërisht në këtë ligjëratë”, thekson Dimkoski.

Në vend, vlerëson, është i dobët edukimi për rëndësinë dhe ekzistimin e kopshteve botanike.

Ligjërata e Dimkoskit do të mbahet përmes aplikacionit Zoom, ndërsa e organizon Slou Fud-Prilep. Nëse kanë dëshirë të jenë pjesëmarrës aktivë, të shtrojnë pyetje apo të diskutojnë, dëgjuesit do të mund drejtpërdrejtë të përfshihen në ngjarje.