U regjistruan rastet e para të virusit Nili Perëndimor në Greqi

0

Në dy periferi të ndryshme në Greqi, janë konfirmuar dy raste të virusit Nili Perëndimor, që njëherësh janë edhe rastet e para për këtë vit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë bëjnë të ditur se rastet, duke pasur parasysh atë se gati çdo vit gjatë verës dhe muajve të verës dhe të vjeshtës “paraqiten raste në disa rajone (dhe) në Greqi”, priten në periudhën aktuale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, virusi në Greqi është i pranishëm që nga viti 2010, ndërsa deri vitin e kaluar, në periudhën 2010-2019 ishin regjistruar gjithsej 1.216 raste dhe kanë ndërruar jetë 170 persona.

Në vitin 2015 dhe 2016 nuk ishin regjistruar asnjë rast, ndërsa më së shumti të infektuar dhe raste të vdekjes ka pasur në vitin 2018 – 317 raste dhe 51 të vdekur.

Vitin e kaluar ishin regjistruar 227 raste, ndërsa kanë ndërruar jetë 35 persona.