Në muajin maj Maqedoninë e kanë vizituar vetëm 838 turistë

0

Në maj të këtij viti, 838 turistë vizituan vendin, që është për 99.2 përqind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, janë realizuar gjithsej 4.946 qëndrime gjatë natës, që është 97.6 përqind më pak, informon AIM.

Sipas statistikave, numri i turistëve vendas në maj të vitit 2020 në krahasim me majin 2019 u ul për 97.8 përqind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 99.7 përqind. Numri i netëve të kaluara nga turistët vendas, nga ana tjetër, është ulur me 96.7%, ndërsa numri i netëve të shpenzuara nga turistët e huaj me 98%.

Në periudhën janar-maj 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u ul për 63.2 përqind: turistët vendas u ulën për 58.2 përqind, ndërsa turistët e huaj për 65.6 përqind.

Në periudhën janar-maj 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i qëndrimeve gjatë natës u ul për 62.3 përqind: ka një rënie prej 56 përqind për turistët vendas dhe 66 përqind për turistët e huaj.