Kryetari Merko asfalton një nga rrugët kryesore në f.Borovec

0

Kryetari Merko asfalton një nga rrugët kryesore në f.Borovec Investimi kapital i rradhës i Komunës së Strugës është ndërtimi dhe rekonstruimi i infrastrukturës rrugore në f.Borovec. Sot u asfaltua një nga rrugët kryesore në f.Borovec, rrugë me gjatësi prej 350m dhe gjërësi prej 2 deri më 4m. Ky investim vjen si iniciativë e Kryetarit të Komunës së Strugës z.Ramis Merko dhe banorëve të f. Borovec të cilëve së fundmi iu realizua kërkesa ashtu që u asfaltua një nga rrugët kryesore të fshatit duke u mundësuar lëvizje të lirë dhe pa pengesa banorëve të këtij fshati. Zyra për marrëdhënie me publikun Komuna e Strugës