Skender Borova humb betejen me sëmundjen e rënd, familjarët me Letër Falenderimi

0

Të dashur miq, shok, familjar, qytetarë të Strugë me rrethinë dhe miq nga qytetet e tjera, të gjithë ju që dhatë kontributin tuaj për shërimin e djalit tim Skënderit,
qoftë në aspektin material, qoftë edhe duke e përmendur në lutjet tuaja, dua që sot të ndaj me ju dhimbjen më të madhe të jetës sime,
duke ju njoftuar që ditën e djeshme djali im Skënderi e humbi luftën kundër sëmundjes së rëndë të Leukemisë.

Është e vështirë për mua si baba që tju drejtohem pikërisht me këto fjalë, e aq më shumë të vështirë që të pranoj faktin se më biri im Skënderi më nuk është në mesin tonë.
Por edhe pse e kam të vështirë, prap se prap skam se si të mos ju drejtohem me një letër falenderimi publik, për të gjithë ju të dashur miq, shok, familjar, kurbetçar etj.,
të cilët e bërët të mundur që shpresa për shërimin e Skënderit në spitalin e Stambollit të ishte e gjallë, e se për një kohë të gjatë, për muaj me radhë,
vërtetë menduam se Skënderit po i përmisohet gjendja e tij shëndetësore dhe se përfundimisht do e fitoj këtë luftë të rëndë.
Por ja që rrisku i Allahut të madhërishëm nuk ishte kështu, ky ishte fati i Skënderit, ky ishte fati i familjes sime, që të ai të mos jetë në mesin tonë,
kurse ne duhet të rrojmë me mungesën e tij, me mungesën e birit tonë që ishte aq i vogël dhe akoma në shkollë fillore, të cilën kurr nuk do ta përfundoj dhe kurr më nuk do jetë
pranë shokëve të tij të klasës dhe pranë mësuesve të tij, kurr më nuk do ta dëgjojmë zërin e tij, asnjëherë sdo ta shohim buzëqeshjen e tij.

Megjithatë, unë dhe familja ime do ta kujtojmë gjithmon me dashuri, do ta kujtojmë gjithmon Skënderin ashtu siç ishte, i fortë, i guximshëm, i dashur, pozitiv dhe të qeshur.
Sepse ai edhepse nuk e mundi këtë luftë,përsëri ai e luftoj fuqishëm dhe u përballë për një kohë të gjatë ndaj kësaj sëmundje të vështirë, e për ne ai është fitimtar për shkak të rezistencës që bëri për muaj të tëra.

Dua të falenderoj edhe mjekët specialist të spitalit të Stambollit bashkë me të gjithë stafin mjekësor, të cilët bënë të pamumundurën dhe dhanë një kontribut të madh që Skënderi për një periudhë,
të ishte shumë mirë, e që për një kohë të gjithë menduam se Skënderi përfundimisht do të shërohet. Megjithatë edhe pas gjithë këtij kontributi të stafit mjekësor dhe punës së palodhshme të tyre,
sërishtë ndodhi më e keqja, atë që kurr nuk e dëshironim.

Kështu paska qënë e shkruajtur, e kështu ka qënë fati i birit tim Skënderit dhe familjes sime.

Të dashur miq, do doja tju falenderohesha pafundësisht për gjithçka që ju bëtë dhe e di se sot edhe ju bashkë me mua ndani këtë dhimbje,
por nuk mund të shkruaj më tutje, e kam të pamundur pas kësaj dhimbje, e nuk kam më mendime dhe fjalë se si tju drejtohem.

Vetëm dua edhe njëherë nga thellësia e zemrës dhe në emër të familjes sime -Familjes Borova, tju falenderohem për gjithçka që ju të gjithë bëtë për Skënderin.
Zoti ju begatoftë dhe ju a ruajtë më të afërmit tuaj.

Faleminderit.

Me respekt,
Artan Borova.