Maqedoni: Ndërron jetë një punonjës shëndetësor i cili ishte infektuar me Covid-19

0

Është regjistruar viktima e parë e një punonjësi shëndetësor si rezultat i infektimit me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një farmacist të diplomuar Petar Mojsoski, i lindur në fshatin Podgorci në Strugë.

Siç informojnë nga Oda Farmaceutike e Maqedonisë, ai ishte infektuar me Covid-19, duke kryer detyrat e tij profesionale, duke siguruar kujdes shëndetësor në vendin e tij të punës në një farmaci.

Në deklaratë thuhej shkurtimisht se Oda kishte humbur një anëtar të respektuar, një koleg të dashur.