Nuk kanë të ndalur rastet e reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

0

Nuk kanë të ndalur rastet e reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përsëri ka patur rritje të rasteve të evidentuara si pozitive me COVID-19. Vetëm ditën e sotme janë evidentuar 40 raste të reja pozitive, ku momentalisht paraqiten 409 raste aktive. Nga shtabet e krizave dhe Ministria e Shëndetësisë kohëve të fundit janë lehtësuar dhe masat për qytetarët, por bashkë me lehtësimet është rritur dukshëm dhe numri i të prekurve me këtë virus.

Nga ana tjetër, ditëve të fundit Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i është bërë presion nga ana e Bashkësisë Fetare Islame, që të këtë lëvizje të lirë të qytetarve gjatë fundjavës, pasi dita e Dielë kombinon me festën e Fiter Bajramit. Nuk dihet nëse qeveria do të ketë një vendim për të lehtësuar masat për fundjavë, por për shkak të numri të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit, edhe mund që fundjava të jetë nën orën policore.

Nga ana tjetër brënda muajit Maj, pritet dhe hapja e kufijve toksor me Shqipërinë, e konfirmuar dhe nga kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend. Por nuk dihet nësë ky vendim do qëndroj i pandryshuar edhe pse përsëri Maqedonia e Veriut po pëson rritje të të infektuarve me COVID-19.

Ja deklarat e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë :

 “Sot u diagnostikuan në Shkup 26 persona, Tetovë 10, Kumanovë 1, Prilep 1, Veles 1 dhe Manastir 1”

Ndërkaq, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që nga 12 maji, duke e çuar numrin në 111 të vdekur.

Për dallim nga ditët e kaluara edhe numri i të shëruarve është më i ulët. Janë shëruar 11 persona edhe atë në Shkup 2, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2 dhe Shtip 1.”

Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera, duke e çuar numrin total të testeve në 23316. Nga 209 testimet e skriningut të bëra dje, pozitive rezultoi edhe një e punësuar në një çerdhe të Shkupit duke e çuar ne tre numrin e puninjësve të çerdheve me COVID-19. Bilanci aktual i pandemisë është 1898 të prekur, 1378 të shëruar dhe 409 raste aktive me CoVid-19.