ASH në Tetovë i’a fikë dritat Ziadin Selës, konfirmohet bashkëpunimi i strukturave të pakënaqura me Lëvizjen BESA (FOTO)

0

Lideri i Lëvizjes Besa ka zhvilluar një takim me Altrim Mamutin nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ku është diskutuar për të gjitha zhvillimet politike të fundit duke u dakorduar që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA.Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se ky ka qenë një takim miqësor me Altrim Mamutin i cili është kryetar i Aleancës për Shqiptarët – Dega Tetovë. “Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut” deklaroi Kasami .Sipas tij realizimi i këtij bashkëpunimi është i natyrshëm dhe ka qenë edhe pritshmëri e shumicës apsolute të trupit votues opozitar të shqiptarëve dhe tash përmes një forme tjetër dhe një rrugëtimi pak më ndryshe por me qëllimin e njejtë – dërgimin e BDI-së në opozitë, jemi të bindur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i ofrojmë opsionin fitues i cili do garantojë përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen e ardhëshme.