Njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, shërohen 64 pacientë

0

Instituti për Shëndet publik sot regjistroi 64 pacientë të shëruar, në Shkup-17, Kumanovë-9, Prilep-12, Tetovë-3, Strugë-12, Ohër-9, Gostivar-1 dhe Kërçovë-1.

Në 24 orët fundit, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, janë bërë 145 teste, ndërsa janë konfirmuar 22 raste të reja me Kovid-19, edhe atë në Shkup-13, Prilep-2 dhe Tetovë-7.

Numri i përgjithshëm të diagnostikuar me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 1.664, numri i pacientëve të shëruar është 1.200, të vdekurve 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 373 dhe në pajtim me këtë shpërndarja e fundit sipas qyteteve është: Shkup – 563, aktivë 128, Kumanovë – 408, aktivë 44, Dibër – 51, aktivë 0, Shtip -35, aktivë 2, Prilep –178, aktivë 58, Tetovë – 117, aktivë 58, Strugë – 67, aktivë 4, Ohër –15, aktivë 0, Kavadar – 5, aktivë 1, Gostivar –19, aktivë 4, Gjevgjeli – 4, aktivë 0, Strumicë – 2, aktivë 0, Kriva Pallankë – 6, aktivë 2, Radovish – 4, aktivë 0, Krushevë – 3, aktivë 0, Koçan – 31, aktivë 5, Probishtip – 2, aktivë 0, Kërçovë – 2, aktivë 0, Negotinë -9, aktivë 7 (7 persona të sëmurë nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë), Demir Hisar – 1, aktivë 0, Makedonski Brod – 2, aktivë 0, Pehçevë – 3, aktivë 2, Dellçevë -1,aktivë 1, Vallandovë -1, aktivë 1, Vinicë – 2, aktivë 0, Kratovë -2, aktivë 2 dhe Berovë -1, aktivë 1.

Njëqind e dyzet testet e bëra përmes “ISHP -122, Fakultetit të Veterinarisë -0, Avicena-0, Biotek -0, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) -17, Sistina me metodë PCR -0 dhe ASHAM -6. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 19.241 teste të Kovid-19.

Siç informon Ministria, në 24 orët e fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile nuk ka pacientë të ri të pranuar, ndërsa gjithsej 42 janë të hospitalizuar. Në mbështetje oksigjeni janë 20, ndërsa në ventilim mekanik janë dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 18 janë të hospitalizuar. Në makinë respiratore janë katër pacientë dhe katër janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në Spitalin në Manastir janë hospitalizuar dy pacientë të dyshimtë me Kovid-19, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen tre pacientë. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar gjithsej shtatë, ndërsa edhe një pacient ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë dhe Tetovë janë të hospitalizuar 49 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19