Maqedoni, 39 milionë udhëtarë në taksi gjatë vitit 2019

0

Gjatë vitit të kaluar, në Maqedoni gjithsej ka pasur 39.072.000 udhëtarë që kanë përdorur taksinë.

Prej tyre 33.970.000 udhëtarë kanë përdorur taksinë urban dhe 5.102.000 udhëtarë kanë përdorur taksinë ndërurban, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të Dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, me hulumtimin e transportit me taksi janë përfshirë 2.296 automjete nga 207 njësi raportuese.

Gjithsej janë realizuar 75.306.000 kilometra, prej të cilave 65.715.000 janë në transportin urba dhe 9.591.000 janë në transportin ndërurban. Gjithashtu janë shpenzuar 218 tonë benzinë, 6.279 tonë naftë dhe 2.599 gaz.