12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

0

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me Covid-19, 12 persona.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në total gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 170 teste të dyshuar si të infektuar por vetëm 12 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Rastet e të prekurve janë 8 në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 rast në Fier.