SHBA: Mbi një milion të infektuar me Kovid-19, numri i rasteve të vdekjes më i madh sesa në Luftën Koreane

0

Rastet e infeksionit me koronavirusin e ri në SHBA janë dyfishuar për 18 ditë dhe tani janë më shumë se një milion.

Më shumë se 56.500 amerikanë kanë vdekur nga virusi. SHBA-ja është bindshëm në radhët e parë të të dy treguesve në statistikën e errët.

Rreth një e treta e rasteve të raportuara të infeksionit me koronavirus në të gjithë botën janë në SHBA dhe rreth një e katërta e rasteve të vdekjeve.

Në SHBA, situata më e keqe është në Nju-Jork, ku ka rreth 30 për qind të të infektuarve.Pasojnë Nju-Xhersi, Masaçusets, Kalifornia dhe Pensilvania.

Koronavirusi ka shkaktuar që më shumë amerikanë të humbin jetën sesa në Luftën Koreane (1950-1953) – 36.516. Numri i vdekjeve është afër me viktimat e SHBA-së në Luftën e Vietnamit – 58,220.