Anketë: Pothuajse gjysma e grekëve planifikojnë verës të shkojnë në pushim

0

Pothuajse gjysma e grekëve, gjegjësisht 47 për qind planifikojnë verës të shkojnë në pushim, ndërsa nëntë prej dhjetë të anketuarve e kanë zgjedhur Greqinë si destinacionin e tyre, tregojnë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të realizuar nga punëtoria për marketing “Marlab” në Universitetin e Selanikut “Maqedonia”, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Sipas anketës, prej atyre 47 për qind që planifikojnë pushim veror, 65 për qind kanë deklaruar se në pushim do të shkojnë në gusht, 20 për qind në korrik, ndërsa vetëm një nga dhjetë në shtator, ndërsa gjysma e të anketuarve kanë vlerësuar se do t’i shpenzojnë të njëjtat para që i kanë shpenzuar vitin e kaluar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Katër nga dhjetë të anketuarit (41 për qind) thanë se do të shpenzojnë prej 301 deri 600 euro në persona për pushimin veror, 35 për qind deri në 300 euro, ndërsa të tjerët mbi 600 euro.

Prej atyre 19 për qind që verës nuk do të shkojnë në pushim, 36 për qind thonë se arsyeja është financiare, 32 për qind për shkak të koronavirusit të ri, ndërsa 22 për qind për shkak të rritjes së ngarkesës së punës.

Në lidhje me atë se sa do të zgjasë pushimi veror, mendimi i grekëve është i ndarë, 17 për qind do të pushojnë për pesë ditë, 14 për qind do të shkojnë një javë në pushim, 12 për qind thanë se pushimet e tyre do të zgjasin dhjetë ditë, nëntë për qind u përgjigjën 15 ditë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, pushimi për 46 për qind do të jenë në një hotel, 29 për qind do të shkojnë në shtëpitë e tyre të pushimeve, 19 për qind zgjedhin “Airbnb”, ndërsa 14 për qind do të qëndrojnë tek miqtë.
Anketa e opinionit publik e publikuar nga ANA-MPA u realizua në internet midis 23 dhe 25 prill viti 2020, ndërsa përfshiu 840 njerëz.