Turqi, rritet në 2.376 numri total i vdekjeve nga COVID-19

0


Turqia konfirmoi sot 117 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2 376.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit me COVID-19 arriti në 98 674, me 3 083 persona më shumë të testuar pozitivë me virusin”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në konferencën për shtyp pas takimit të Bordit Shkencor për Koronavirusin.

“Deri më tani, gjithsej 16 477 pacientë janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi, me 1 559 vetëm ditën e djeshme”, shtoi ministri.