Italia raporton për 482 të vdekur nga coronavirusi, numri më i ulët i vdekjeve ditore që nga java e kaluar

0

Në Itali është raportuar për 482 vdekje të reja nga coronavirusi, që është numri më i ulët që nga java e kaluar, sa i përket vdekjeve ditore.

Derisa, numri i përgjithshëm i të vdekur, që kur është paraqitur kjo sëmundje, ka arritur në 23,227.

Rastet e reja me të infektuar që ranë përkohësisht, janë shtuar për 3,491, duke arritur në 175,925 numri i përgjithshëm i të sëmurëve.

Por, ka rënë në 79 numri i të sëmurëve në kujdes intensiv, ku janë 2,733 janë ende nën trajtim. Gjysma e tyre janë në Lombardi, që është epiqendra e shpërthimit të virusit.

Krahasuar me një muaj më parë, ka rënë numri i të sëmurëve me coronavirus, mirëpo gjendja sërish vazhdon të jetë shqetësuese.

Mbi 2,200 janë shëruar, duke e ngritur në 44,927 numrin e personave që tani kanë shëndet normal.