Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim, Infermierja shqiptare në faqen e parë të “La Repubblica”

0

Infermierja shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të përditshmes italiane, “La Republica”.

Gazeta italiane i ka kushtuar një artikull falënderues dhe vlerësues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur Italinë për shkak të pandemisë COVID 19, ku vetëm në Itali kanë humbur jetën mbi 10 000 persona.
Sipas gazetës në fjalë, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea, Ornela, Iolanda dhe Chiara”,- thekson “La Repubblica”.

Shqipëria ka dërguar dy ditë më parë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti.