Po shpjegonte mësim online, profesori në Itali humb jetën papritur

0


Një profesor ka humbur jetën teksa po shpjegonte mësim online studentëve të tij.

Ai po mbante leksion me videokonferencë teksa papritur u ngrit dhe u largua disa hapa, për të mos u kthyer më.

Të rinjtë që po e ndiqnin online, dëgjuan disa të kollitura dhe më pas heshtje.

Fabrizio Borgi humbi jetën në moshën 58-vjeçare nga infrakti. Profesori mësohet se banonte në Sant’Elpidio të Mare, në mes të qendrës historike. Ai la pas gruan dhe vajzën.

Ishin pikërisht nxënësit ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi pritën disa minuta dhe mësuesi nuk po shfaqej.