Në fundjav ndalesë e re për lëvizjen e qytetarëve,nga 16:00 deri në 05:00

0

Sot qeveria mori masa për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë periudhës së fundjavës.

Ndalohet lëvizja e qytetarëve ditën e shtunë dhe ditën e diel, prej orës 16.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit me përforcim të prezencës policore me qëllim të ndalimit të grupimit të banorëve në grupe me të mëdha se 5 persona.

Nga kjo ndalesë gjatë periudhës së fundjavës përjashtohen bujqit dhe blektorët.

Masat që janë ndermarrë më parë do të vazhdojnë të vlejnë.