Kina i dërgon Maqedonisë maska mbrojtëse dhe aparate për frymëmarrje

0

Kina i dërgon Maqedonisë maska mbrojtëse dhe aparate për frymëmarrje

Kina tashmë Maqedonisë së Veriut i ka dërguar aparate për frymëmarrje, kostume dhe maska të cilat duhet të vinë gjatë këtyre ditëve.

Këtë informacion e vërtetoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili në konferencë për shtyp njoftoi se gjithsej i rasteve me coronavirus në Maqedoni është 26, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe shtoi se janë kontaktuar nga ambasada kineze ku janë njoftuar se gjatë periudhës së ardhshme do të vinë ndihmat e dërguara nga Kina.

Deri në fund të kësaj jave do të dihet edhe informacionet e sakta se kur do të vinë ndihmat.