Flasin faktet: Pse koronavirusi do ta ulë “vrapin” dhe njerëzimi do t’ja hedhë shumë shpejt

0

Nobelisti Michael Levitt, një biofizikant amerikano-izraelit, i cili është edhe pedagog i biologjisë strukturore në Universitetin Stanford dhe kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në Tel Aviv, papritur u bë emër i njohur në Kinë, duke ofruar siguri për popullin gjatë kulmit të koronavirusit në vend.

Levitt nuk zbuloi një trajtim apo kurë, thjesht bëri atë që bën më mirë: Përdori numrat.

Statistikat e çuan atë në përfundimin se, në kundërshtim me parashikimet e zymta mbi virusin, përhapja e tij do të ndalet.

Levitt nuk zbuloi një trajtim apo kurë, thjesht bëri atë që bën më mirë: Përdori numrat.

Statistikat e çuan atë në përfundimin se, në kundërshtim me parashikimet e zymta mbi virusin, përhapja e tij do të ndalet. Mesazhet qetësuese që Levitt u dërgoi miqve të tij në Kinë u përkthyen në gjuhën kineze dhe kaluan nga një person në tjetrin, duke e bërë atë të njohur në kombin aziatik.

Parashikimet e tij dolën të ishin të sakta: numri i rasteve të reja të raportuara çdo ditë filloi të bjerë që nga 7 shkurti.

Një javë më vonë, niveli i vdekshmërisë filloi të binte gjithashtu.

Ai mund të mos jetë një ekspert në epidemiologji, por Levitt i kupton llogaritjet dhe statistikat, tha për Calcalist në një intervistë telefonike në fillim të kësaj jave.

Intervista fillimisht ishte planifikuar të mbahej në kompleksin Sarona në Tel Aviv, ku Levitt aktualisht banon.

Por pasi ai pati disa komplikacione me shëndetin, “Korona” – tha me shaka ai – intervistimi u bë nga telefoni.

Edhe pse ai beson se pandemia do të vazhdojë rrjedhën e saj, Levitt thekson mbështetjen e tij për të gjitha masat e sigurisë që po merren aktualisht dhe nevojën për t’iu përmbajtur atyre.

Levitt mori çmimin e tij Nobel për kimi në 2013.

Ai nuk ka menduar në asnjë mënyrë të jetë një profet që mposht një epidemi; por gjithçka duket se ndodhi rastësisht.

Gruaja e tij Shoshan Brosh është studiuese e artit kinez, që do të thotë se çifti ndan kohën e tyre midis SH.B.A., Izraelit dhe Kinës.

Kur shpërtheu Pandemia, Brosh u shkruajti miqve në Kinë për t’i mbështetur ata.

“Kur ata na u përgjigjën, duke përshkruar se sa e ndërlikuar ishte situata e tyre, unë vendosa të bëj një vështrim më të thellë të numrave me shpresën për të arritur në një përfundim,” shpjegoi Levitt.

“Shkalla e infeksionit të virusit në provincën Hubei u rrit me 30% çdo ditë – kjo është një statistikë e frikshme. Unë nuk jam një ekspert i gripit, por mund të analizoj numrat dhe kjo është rritje eksponenciale “.

Me këtë ritëm, e gjithë bota duhet të ishte infektuar brenda 90 ditësh, tha ai.

Por më pas, tendenca ndryshoi. Kur Levitt filloi të analizojë të dhënat në 1 shkurt, Hubei kishte 1,800 raste të reja çdo ditë dhe brenda gjashtë ditësh ky numër arriti në 4.700, tha ai.

“Dhe pastaj, më 7 shkurt, numri i infeksioneve të reja filloi të bjerw nw mwnyrw lineare dhe nuk u ndal.Një javë më vonë, e njëjta gjë ndodhi edhe me numrin e vdekjeve.Ky ndryshim dramatik shënoi pikën mesatare dhe mundësoi parashikim më të mirë se kur do të përfundojë pandemia.Bazuar në këtë, arrita në përfundimin se situata në të gjithë Kinën do të përmirësohet brenda dy javësh.Dhe, me të vërtetë, tani ka shumë pak raste të reja infeksioni. ”

Levitt e krahasoi situatën me interesin bankar – nëse ditën e parë një person merr një normë interesi prej 30%, ditën tjetër merr 29% dhe kështu me radhë’.

Mesazhet që miqtë e tij i përkthyen u përhapën shumë shpejt në Kinë dhe njerëzit që dëshironin të siguroheshin që ai me të vërtetë i shkruante informacionet, filluan të kontaktonin vetë Levitt.“Kështu e dija se duhej të vazhdoja,” tha ai.

“Mund të kisha thënë, po, dhe kjo është ajo që pikërisht unë bëra.Rastet e reja raportoheshin çdo ditë nga subjekte të ndryshme, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).