Shtabi Komunal Operativ sot pati takim per masat që do ndërrmiren për parandalimin e virusit COVID-19

0

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës, me iniciativë të Kryetarit të Komunës z.Ramis Merko, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Strugës thirri mbledhje urgjente me udhëheqësit e institucioneve për të ndërrmarë masa për parandalimin e koronavirusit COVID-19.

Në mbledhje morrën pjesë:

1.Resul Kaba Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës
2. Dashmir Nasufi Shef i Kabinetit të Kryetar i Komunës së Strugës
3. Jeton Shaqiri Drejtor i NP Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Strugë
4. Muhamed Asani Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Strugë
5. Abdulkerim Kamberi Komandant i Stacionit Policor në Strugë
6. Ivan Klechkaroski Drejtor I NP Komunale Strugë
7. Riste Talevski zv. Komandant i NJTZ Strugë

Në mbledhje u sollën këto konkluzione:

1. Të respektohen të gjitha rekomandimet dhe masat preventive të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetsisë
2. Të mbyllet kufiri në Qafëthanë.
3. Të shmanget lëvizja në grup.
4. Personat të cilët vijnë nga zonat e rrezikuara të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim, të shmangin kontakt dhe vizita me familjarë apo tjerë dhe në rast se u paraqiten simptomat e COVID -19 të paraqiten në numrin 070/ 723 – 029.
5. Të krijohet ekip mobil i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve 24/7.

6. Të bëhet dezinfektim i pikave kryesore të qytetit, hapësirave publike si shëtitoret dhe rrugët e qytetit; hyrjes të Spitalit të Përgjithshëm, pikave hyrëse dhe dalëse të Tregut të gjelbërt, si dhe hapësirave ku ka frekuentim të shpeshtë.

7.Të ndalohet hyrja e palëve në Komunën e Strugës për periudhë të pacaktuar deri në njoftimin e ardhshëm nga Qeveria, me përjashtim të disa rasteve emergjente ashtu që palët do të mund të drejtohen në sportel, të paraqiten në numrin e telefonit 046/ 781 223 ose të na shkruajnë në faqen oficiale të Komunës http://www.struga.gov.mk/write-to-mayor/

8. Pacientët nga Dibra të cilët kërkojnë trajtim në Spitalin e Strugës, duhet fillimisht të marrin udhëzim ose rekomandim ( me nënshkrim) nga tre mjekë dhe epidemilogut të Spitalit të Dibrës, në mënyrë që të evitohet bartja e virusit COVID -19.

9. Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve të jetë në gjendje mobile dhe në shërbim të qytetarëve 24/7.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës