Sëmundje misterioze vdekjeprurëse në Etiopi! Shkaktohet nga mbetjet toksike kineze

0

Në Republikën Afrikane të Etiopisë po përhapet një sëmundje misterioze që mendohet se shkaktohet nga mbeturinat toksike të shkaktuara nga kërkuesit kinez të naftës. Kjo sëmundje manifestohet me ethe të larta, gjakosje nga hunda dhe goja dhe sytë e zverdhur, gjithashtu ka edhe ënjtje nëpër trup, që përfundon me vdejke të pacienit, sshkruan Daily Mail, përcjell in7.

Sipas gazetës, sëmundja raportohet të jetë përhapur në fshatra jo larg nga projekti i tubacionit të gazit në Somali. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për shkakun e sëmundjes, por shumica dyshojnë se ajo është shkaktuar nga mbeturinat kimike që kanë ndotur ujërat.

“Toksinat me shi vijnë nga fushat e gazit. Ata janë përgjegjës për këtë epidemic”, thotë Kadar Abdi Abdullahi, i cili vetë është viktimë e sëmundjes.

Zyrtarët nga Addis Ababa mohojnë pretendimet e sëmundjes, por një këshilltar nga qeveria rajonale në Somali ka thënë se këto simptoma të kësaj sëmundje nuk ishte vërejtur më parë.

“Nuk ka mbrojtje të shëndetit publik, dhe është e qartë se Poly-GCL përdor kimikate të rrezikshme për shëndetin”, thotë i njëjti burim.

Kompania kineze erdhi vitin e kaluar dhe publikoi planet e saj për të ndërtuar një tubacion 767 km, nga Etiopia në Xhibuti, për të transportuar gazin Etiopisë në terminalin e eksportit të Detit të Kuq.

Daily Mail raporton se një ish-inxhinier nga një kompani kineze tha që lëngjet, që përfshijnë acidin sulfurik, shpesh rridhnin gjatë tre viteve të punës në ndërtim.