Krim në qendër të Durrësit: Burri vret gruan me levë hekuri (VIDEO)

0

Qyteti i Durrësit tronditet nga një krim i rëndë në familje. Pa kaluar 24 orë nga krimi i rëndë në Mirditë ku burri i divorcuar vrau me automatik ish gruan dhe vëllanë e saj,  një tjetër grua vritet nga bashkëshorti i saj.

Një tjetër grua u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti, duke u bërë viktima e dytë e burrave vrasës në më pak se 24 orë pas asaj në Rrëshen.

Krimi këtë herë goditi në mes të Durrësit.

Hajdie Tosuni, 59 vjeç, nënë e tre fëmijëve u masakrua në këtë dyqan ku punonte për të nxjerrë bukën.

63-vjecari Ruzhdi Tosuni e goditi disa herë me levë dhe më pas dyshohet se e qëlloi edhe me mjete të mprehta duke i marrë jetën në vend.

Pas vrasjes ai priti arrestimin e policisë.

Me kishte ardhur ne maje te hundes- Në dëshminë e parë në Polici, 63-vjecari citohet të këtë thënë se gruaja kishte 30 vite që “ia kishte sjellë në majë të hundës, ndaj nuk duroi më”.

Krimi i rëndë u shënua në një dyqan metrazhesh që bashkëshortët kishin në lagjen 12 në qytetin e Durrësit në një kohë kur rruga dhe e gjithë zona ishin të shumë populluar.

Dëshmitarët thanë se çifti ishte përfshirë në një debat me tona të larta para se situata të përshkallëzonte deri në vrasje.

Burimet thanë se ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri tjetrin.

Motivet e të cilit mbeten ende nën hetim, por dyshohen se mes çështjeve që ndanin bashkëshortët ishte shitja e biznesit.

Vajza e shokuar – Në vendngjarje ka mberritur dhe vajza e cila në një tronditje të rëndë psikologjike i ka rënë të fikët.  Nuk dihen shumë detaje mbi krimin e rëndë në familje.

Ky ishte rasti i tretë kur e krimeve në familje për vitin 2020, ndërsa 59 vjecarja është viktima e 5 e sulmeve ndaj grave.