Nesër mot i ngrohtë me erë të përforcuar

0


Moti sot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë Celsius, informon DPHM.

Nesër moti do të jetë i ngrohtë me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht në pjesët perëndimore ku në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 kilometra në orë. Të enjten dhe të premten moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta borë.

Reshje më të mëdha të borës do të ketë në pjesët perëndimore ku në malet do të formohet shtresë e borës prej 15 deri në 25 centimetra, thonë nga DPHM.